Friday, November 29, 2024

Reali fiton raundin e parë me Leipzig, vendos Brahim Diaz

Lexo

Blancos vuajtën për një kohë të gjatë, por një magji nga ish-lojtari i Milanit i vendos në rrugën e duhur përpara rikthimit në Bernabeu.

Real Madrid mundi Leipzig 1-0 në ndeshjen e parë të raundit të 16-shes të Ligës së Kampionëve duke krijuar një situatë komode përpara ndeshjes së kthimit më 6 mars. Pas një pjese të parë të vuajtjeve të mëdha, Brahim Diaz u kujdes për zhbllokimin e një ndeshjeje të komplikuar, me magji të vërtetë në minutën e 49-të. Gjermanët u përpoqën të reagojnë me gjithë energjinë e tyre, trembën disa herë Lunin, rrezikuan shumë edhe në kundërsulm, por në fund rezultati nuk ndryshoi. Raundi i parë shkon për Ancelottin, ndërsa Rose do të thirret për të bërë mrekullinë në Bernabeu.

Statistika:

Paraqitja e 200-të në të gjitha garat me fanellën e Real Madridit për Rodrygo.

Paraqitja e 50-të në Ligën e Kampionëve për Vinícius Júnior (23 vjeç e 216 ditë), i cili bëhet kështu lojtari i pestë më i ri që arrin këtë moment historik në historinë e kompeticionit pas Iker Casillas (22 vjeç e 155 ditë), Cesc Fàbregas ( 22 vjeç e 331 ditë), Kylian Mbappé (22 vjeç e 339 ditë) dhe Lionel Messi (23 vjeç e 166 ditë).

Goli i katërt i Brahim Diaz në Ligën e Kampioneve, i dyti me Realin(dy të tjerët me Milanin). Mesfushori spanjoll ka shënuar edhe në fazën e 16-shes të edicionit të fundit (kundër Tottenham).

Benjamin Sesko tentoi gjashtë goditje nga brenda zonës në ndeshjen kundër Realit, që kur Opta mblodhi të dhënat (2003/04) vetëm Mohamed Salah (shtatë) në finalen e 2022 ka tentuar më shumë goditje nga brenda zonës së madrilenëve  në një ndeshje të Ligës së Kampioneve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img