Fitore 3-1 ndaj Osasuna për Ancelottin, pavarësisht dy penalltive të humbura nga Benzema, blancos në +17 ndaj Atletikos
Real Madrid “arratiset” në +17 ndaj Atletico Madridit dhe afrohet akoma më shumë me fitimin e La Ligës. Barcelona me dy ndeshje më pak është 18 pikë larg. Fitorja në Osasuna i jep Ancelotit gjysmën e titullit, ndërsa skuadra e Pamplona duket se po i thotë lamtumirë shpresave të fundit për të siguruar një vend në Evropë.
Një ndeshje që ndizet menjëherë, me Alaba që kalon madrilenët në avantazh në minutën e 12-të dhe me vendasit që gjejnë barazpeshën një minutë më vonë me anë të Budimir. Në minutën e 32-të, Budimir shënoi përsëri, por u anullua nga VAR. Në minutën e fundit të pjesës së parë vjen goditja për vendasit me Realin që kthehet në epërsi me Asensio.
Në pjesën e dytë, madrilenët kanë mundësinë të vrasin ndeshjen, por tradhtohen nga lojtari i tyre ikonik Benzema: francezi bëhet protagonist i një rekordi negativ dhe madje humb dy penallti brenda shtatë minutave, midis 52′ dhe 59′. Për fatin e tij gabimet nuk rëndojnë dhe në rikuperim të plotë Lucas Vazquez shënon golin e tretë.