Redon Xhixha vazhdon formën e shkëlqyer, duke shënuar një tjetër gol në turet eliminatore të Ligës së Kampioneve. Pasi pati spikatur në gjysmën e parë të sezonit të shkuar me bardheblutë, 25-vjeçari u transferua në janar nga Tirana te Karabagu në Azerbajxhan. Dhe ai ka spikatur me skuadrën e re, sidomos në fazën eliminatore të veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit, Ligës së Kampioneve, ku ka shënuar 5 gola në 4 ndeshje.
Të mërkurën shënoi golin e vetëm për Karabagun që barazoi 1-1 në Azerbajxhan me skuadrën polake të Rakovit. Pas një pjese të parë pa gola, janë polakët që kalojnë të parët në epërsi me fillimin e së dytës, por Xhixha barazoi shifrat pak minuta më pas. Rakovi kishte fituar 3-2 ndeshjen e parë në fushën e vet dhe u kualifikuar për në turin e 3-të eliminatore.
Në fakt, ishte Redon Xhixha që pati shënua dy golat në humbjen 2-3 në Poloni, ndërsa pati shënuar edhe nga një gol në dy fitoret e Qarabagut ndaj Linkoln Red Imps të Gjibraltarit në turin e parë eliminator. Përtej eliminimit, kjo ka qenë një paraqitje e mirë për futbollistin shqiptar me skuadrën azere.