Saturday, July 27, 2024

Murinjo dhe Roma rikthehen përsëri në Tiranë. Miqësore me Partizanin me 12 gusht në “Air Albania”. E konfirmon edhe kryeministri Rama

Lexo

Partizani do të presë në “Air Albania”, ora 20:00 skuadrën e Romës, në një miqësore luksi për “Demat e kuq”, që është fiksuar për datën 12 gusht. Lajmi është konfirmuar të enjten edhe nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama. “Uou! Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë. Mirë se vjen Murinjo”, shkruan Edi Rama në postimin që i ka dedikuar miqësores, si edhe trajnerit Zhoze Murinjo që nga Tirana ka kujtime të bukura. Vitin e shkuar, Murinjo arriti të fitonte trofeun e parë të Ligës së Konferencës në Tiranë, me skuadrën e Romës në një përballje finale me Fejënordin, aty ku verdhekuqtë arritën të fitonin me rezultatin 1-0.

Kjo është miqësorja e dytë e klubeve shqiptare me ato të Serisë A, teksa një ditë pas Partizanit, më 13 gusht, edhe Egnatia do të përballet me Interin. Kjo sfidë vjen pas në tjetër miqësoreje të zhvilluar mes dy skuadrave të femrave disa javë më parë. Kurse ndeshja e Romës së meshkujve, luhet vetëm 2 ditë para sfidës me Valmierën, e vlefshme për turin e 3-të të Ligës së Konferencës, teksa 5 ditë më pas të kuqtë do të duhet të luajnë edhe sfidën e kthimit me letonezët.

Kjo ndeshje ndaj Partizanit, për Romën do të ishte një nxehje finale para nisjes së Serisë A. Më 20 gusht, skuadra e Murinjos do të sfidojë Salernitanën në “Olimpiko”. Para të kuqve, më 6 gusht skuadra kryeqytetase do të luajë një tjetër test miqësor ndaj francezëve të Tuluzës.

Njoftimi i klubit:

Partizani dhe Roma do të zhvillojnë të shtunën datë 12 gusht një ndeshje miqësore mes tyre. Kampionët në fuqi të Shqipërisë mirpresin në kryeqytet nënkampionët e Europa League formacionin e Joze Mourinhos në një përballje luksi. Emocionet e kësaj sfide do të keni mundësi ti ndiqni live në stadiumin “Air Albania” të shtunën e 12 gushtit ora 20:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img