Sunday, November 24, 2024

Reja e ka me gjyqtarin: Nuk dua justifikime, por…

Lexo

Trajneri i kuqezinjve, Edi Reja ka komentuar humbjen 4-1 përballë Polonisë

Trajneri i përfaqësueses kuqezi nuk e fsheh, të tijtë bënë gabime në mbrojtje, por për humbjen e pësuar në Poloni nën akuzë është edhe gjyqtari i ndeshjes. “Mbajtëm topin në pjesën më të madhe, por pas disa minutash me tre të verdha, na masakruan. Pas 2-1, u hapëm, pikërisht ndaj një skuadre si Polonia. Por kishte dhe faulle, ishte edhe një penallti. Nuk dua të kritikoj arbitrin, sepse ka meritë kundërshtari, si dhe gabimet që kemi bërë ne. Duhet të korrigjohemi, sepse nuk mund të pësosh gola në goditje të tilla standarte”, tha ndwr tw tjera njwshi i pankinws kuqezi.

Nw vijim, duke u ndalur tek loja e skuadrws sw tij, ai tha: “Në disa moment luajmë në mënyrë naïve, mbajmë topin në vend që ta nxjerrim jashtë, këto gjëra nuk duhet ti përsërisim. Mbajmë topin dhe e humbasim në mënyrë foshnjarake. Gjithsesi, ekipi tregoi se ishte në fushë edhe kur ishte 2-1. Ishte një penallti për ne. Edhe kur ata shënuan të tretin, mendoj se kishte një faull. Janë episode që duhen diskutuar. Na mungoi fati, por edhe Polonia kishte meritën e saj. Gjithsesi, akoma nuk ka mbaruar”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img