Saturday, July 27, 2024

Shënoi golin e vetëm ndaj Polonisë, por Shqipëria u mund 4-1. Çikalleshi pas ndeshjes: Nuk e meritonim këtë rezultat

Lexo

Shkëndija e vetme në Varshavë, Sokol Cikalleshi ka komentuar humbjen e pësuar 1-4 përballë Polonisë. “Mendoj se e nisëm mirë, pavarësisht se pësuam që në fillim me një goditje standarte. Arritëm të barazonim, madje kishim edhe mundësi për të kaluar në avantazh, por fani nuk deshi. Më vjen keq që pësuam në goditje standarte, pasi edhe kemi punuar në këtë drejtim. Duke e pësuar kështu, bie edhe morali”.

“Mendoj se nuk e meritonim një humbje me shifra të tilla, por nuk kemi kohë dhe duhet të shikojmë përpara, kemi punë për të bërë. Këto kohë kemi menduar të bëjmë futboll ofensiv. Duke luajtur kështu, mund të pësojmë në këtë mënyrë. Ne kemi strukturën tonë në mënyrën e lojës: sulmojmë në grup dhe mbrojmë në grup, por sot nuk e treguam këtë”.

“Në dhomat e zhveshjes të gjithë ishim të mërzitur, folëm me njëri tjetrin, katër gola janë shumë, nuk e meritonim këtë rezultat. Nuk kemi as kohë, duhet të mendojmë për sfidën pas tri ditësh”, ka deklaruar Cikalleshi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img