Wednesday, October 30, 2024

Rey Manaj sërish “sinjale” Sylvinhos, shënon golin e radhës në Turqi

Lexo

Po kalon një moment të artë në karrierë, Rei Manaj po shkëlqen me fanellën e Sivasporit në elitën e futbollit turk, ku po shënon gola me peshë javë pas jave.

Manaj ka shënuar 2 gola brenda pak minutash në ndeshjen e radhës në kampionat. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e avantazhit në sfidën që skuadra e tij po luan kundër Gaziantepit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Superligës turke.

Manaj zhbllokoi sfidën, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 8-të. Pak minuta më vonë sulmuesi shënoi sërish nga pika e bardhë, duke çuar në 2-0 rezultatin për Sivaspor.

Shkon në dhjetë numri i golave për sulmuesin kuqezi në kampionat, në 17 takime të luajtura këtë sezon.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img