Saturday, July 27, 2024

Përcaktohet kalendari, java e 21-të e Superligës luhet në dy ditë

Lexo

Takime dhe duele mjaft itneresante janë në program dhe kjo javë do të luhet sërish në dy ditë. 3 duele do të luhen të dielën me 28 janar dhe 2 ndeshje të tjera do të zhvillohen ditën e hënën me 29 janar.

Skuadrat fillimisht do të kthehen në mesjavë, saktësisht të mërkurën do të luajnë në kuadër të fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë është zbuluar edhe axhenda e javës së 21-të të Superiores.

Gjithçka do të startojë me duelin mes Laçit dhe Teutës. Kjo sfidë do të luhet në Laç duke nisur që nga ora 13:30. Kurbinasit pas fitores spektakolare ndaj Partizanit,synojnë një tjetër 3 pikësh ndaj durrsakëve. Ndërkohë nga ana tjetër “djemtë e detit” tentojnë rikthimin te fitorja që iu mungon prej më shumë se 11 javësh.

Në orën 17:00 do të luhen dy takime. Do të luhet paralelisht në Shkodër dhe në Tiranë. Në “Loro Boriçi” do të duelojnë mes tyre Vllaznia dhe Partizani. Shkodranët janë skuadra e momentit në Superiore dhe tentojnë një tjetër rezultat pozitiv, ndërsa nga krahu tjetër demat synojnë të bëjnë “autokritikën” pas humbjes me Laçin.

Një tjetër duel është mes Tiranës dhe Skënderbeut. Bardheblutë pas barazimit me Teutën do të luajnë vetëm për 3 pikët,teksa korçarët pas 4 javësh pa fitore kërkojnë rikthimin te rezultatet pozitive.

Ditën e hënë do të luhen dy takimet e mbetura. Në orën 13:30 në “Egnatia Arena” do të përballen Egnatia dhe Erzeni. Rrogozhinasit kryesojnë me 8 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Partizani dhe ndaj shijakasve dëshirojnë të mbajnë sërish larg rivalët. Nga krahu tjetër ekipi i drejtuar nga Alfred Deliallisi kërkon rikthimin te fitorja pas humbjes me Vllazninë.

Dueli i fundit është mes Dinamo dhe Kukësit. Si dinamovitët edhe verilindorët vijnë pas humbjeve në javëne 20-të dhe në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 17:00 do të kërkojnë 3 pikët në kampionat,pasi nuk iu lejohen më hapa fals në Superiore.
Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img