Tuesday, April 23, 2024

Rikthehen tifozët në stadium, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendos përmes video-konferencës.

Lexo

Një lajm shumë i mirë për tifozët e futbollit. Pas një pauze disi të gjatë mungese në shkallët e stadiumeve tifozët e futbollit do të kenë mundësi të ndjekin dhe të mbështesin skuadrat e zemrës së tyre live në stadium. Një vendim i tillë është marrë sot  nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e zhvilluar përmes video-konferencës. Pjesë e kësaj mbledhje ishte edhe Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, lidhja e të cilit me mbledhjen ishte nga San Marino ku ai është në shoqërimin e Kombëtares kuqezi për ndeshjen e radhës eleminatore të botërorit “Katar 2020”.

Në këtë mbledhje të sotme u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë impakt të menjëhershëm në futbollin europian, siҫ është pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30% që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020. Në të njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorët që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit. Vendimi për pjesëmarjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë eksluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare.

Në këtë vendim është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021. Një pikë tjetër e rëndësishme ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvëndësimeve në një ndeshje.Pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të  zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022. Në këtë ndryshim përfshihet edhe  UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nation League në tetor 2021 dhe ndeshjet e Play off-it të UEFA Nations League në mars 2022.

Vendimi i fundit i marrë në këtë mbledhje ishte ai për përcaktimin e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022. Pas anullimit të Kampionati Europian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koeficentit në raudin kualifikues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth Ëorld Cups. Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Hollanda.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img