Friday, April 26, 2024

Pragsfida San Marino-Shqipëri, trajneri vendas, Franko Varrela kërkon të surprizojë kuqezinjtë

Lexo

Pas pak, në orën 20.45 starton ndeshja San Marino-Shqipëri, ballaafqim ky që zhvillohet në kuadrin e takimeve të treta për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Për vete nivelin modest të kombëtares vendase, ne opinionin sportive shqiptar dhe Italian të gjithë e konsiderojnë kombëtaren shqiptare si favorit për fitoren e kësaj ndeshje. Por, ndërkohë trajneri i kombëtares së San Marinos, Franko Varrela ka një paralajmërinë për kuqezinjtë tanë.

“Ndonjëherë duhet të jemi më të guximshëm, megjithëse kjo mund të gjenerojë edhe më shumë rrezik. Me Hungarinë gabuam në mesfushë në humbjen e disa topave. Që sulmet tona të jenë efektive, duhet të sigurohemi që ta mbajmë topin në zonën më të afërt me portierin kundërshtar, sepse ndryshimi në anën fizike mes nesh dhe kundërshtarëve tanë është shumë i madh. Gjëja e rëndësishme do të jetë gjetja e një solidariteti të mirë mes mbrojtjes dhe sulmit, që na lejon të luajmë 20 metra përpara portës, në mënyrë që të mos pësojmë shumë”, është shprehi tekniku i kombëtares vendase, Franko Varrela.

Gjithësesi, edhe pse optimizmi i trajnerit të kombëtares së San Marinos është prezent, nisur nga niveli më i lartë i kombëtares së Shqipërisë, fitorja pritet të jetë në anën e kuqezinjëve tanë edhe për faktin se në historinë e përballjeve ndërkombëtare, San Marino nuk ka fituar asnjë ndeshje.

Për fitoren e Shqipërisë flasin edhe kuotat e  kompanive të huaja të basteve ku  fitorja e Shqipërisë kuotohet nga 1.03- 1.06, barazimi 12-18, ndërsa fitorja e San Marinos e ka koeficientin 26 deri në 34, por ka edhe nga ato kompani kë këtë kuotë e ka në shifrat 90-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img