Monday, November 25, 2024

Rikthehet Latifi. Kërkon fitore ndaj Partizanit dhe Kupën e Shqipërisë

Lexo

Ka lënë pas një dëmtim që e privoi të ishte në fushën e lojës, dhe tashmë pas rikuperimit, Liridon Latifi është gati të shërbejë për ekipin. Ishte kjo arsyeja, që tekniku Plori e kishte futbollistin nga Prishtina në krah të tij gjatë konferëncës për shtyp dhënë sot në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”. Krahas konfirmimit të gatishmërisë për të dhënë më të mirën e tij për skuadrën, Latifi flet edhe për mundësinë e rinovimit të tij me klubin Vllaznia edhe për sezonin e ardhshëm.

“Kam një javë që jam stërvitur dhe jam i gatshëm për Partizanin. Dua ta shfaq nivelin edhe në fushë. Kemi punuar gjatë gjithë javës për një rezultat maksimal. Shpresoj që ta arrijmë këtë gjë. Shpresoj që të jap maksimumin në këtë ndeshje. Dua të jem vendimtar dhe të ndihmoj skuadrën. Me Skënderbeun s’e kam fituar Kupën, dua ta fitoj te Vllaznia dhe për këtë, duhet të japim më të mirën tonë për këtë synim.”, tha Latifi.

Kontrata e Latifit me Vllazninë përfundon në muajin qershor, ndërkohë që për vazhdimësinë e bashkëpunimit të tij me kuqeblutë, palët nuk janë ulur akoma për bisedime. “Nuk kemi nisur asnjë bisedim për sezonin e ardhshëm sepse jemi në fazën më të vështirë të kampionatit dhe nuk kemi kohë të merremi me këto biseda. T’ia lëmë kohës këtë gjë. Nuk është në dorën time një gjë e tillë, e kanë drejtuesit në dorë”, sqaroi mesfushori i kuqebluve, Liridon Latifi në konferencën për shtyp dhënë paraditen e sotme me gazetarët shkodranë.

Sfida, e parë gjysëmfinale e Kupës së Shqipërisë, Partizani-Vllaznia luhet të enjten në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 17:45.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img