Sunday, December 29, 2024

Rishfaqet çështja e talentit Rocco Vata. Debatet për veshjen e tij kuqezi, deklarata e babait të tij Rudi Vata: Shqipëria nuk do të më kontaktojë ndonjëherë, Roko aset për Irlandën!

Lexo

Djali Rudi Vatës, Roko, hodhi një tjetër hap të madh në karrierën e tij, duke debutuar me skuadrën e parë të Sëlltikut. 17-vjeçari u aktivizua në minutën e 84-t të sfidës përballë Hibernian në kampionat, përballje të cilën keltët e fituan me rezultatin e thellë 0-4.

Roko Vata ka shkëlqyer me skuadrën e të rinjve të Sëlltikut dhe kështu trajneri australian, Ange Postekoglu, u bind që ta thërriste në ekipin e parë. Në moshën 17-vjeçare, ai bëhet lojtari i nëntë më i ri që ka debutuar në historinë e klubit.

Cilësitë e Rokos janë më se të dukshme dhe këtë e ka provuar edhe me të rinjtë, ku përveç performancës shumë të mirë, ka shënuar një sërë golash spektakolarë, driblime dhe krosime me një kthesë të menjëhershme, deri te goditja vdekjeprurëse me të djathtën. Faqja e njohur në internet, “Football Talent Scout”, e ka etiketuar gjithashtu atë si një nga 40 lojtarët më të mirë të lindur në vitin 2005.

Ndërkohë në lidhje me këtë debutim e djalit të tij Roko, ka folur dhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, që në një prononcim për “The Irish Sun”, ka folur për këtë shkëlqim të talentit 17-vjeçar, si dhe dilemave për si i përket Kombëtares që i biri do të zgjedhë.

“Ishte një moment i veçantë, por vuaj kur shkoj dhe e shikoj të jem i sinqertë. Nuk e pashë ndeshjen e debutimit me ekipin e parë të Sëlltik, thjesht merrja informacione përmes telefonit tim.

Kohët e fundit po flisja me babin tim në shtëpi dhe thashë se puna më e vështirë në jetë është të jesh baba.

Roko po rritet dhe po zhvillohet në një mënyrë shumë të mirë, por kjo është periudha më delikate e karrierës së tij futbollistike.

Ditën e Krishtlindjeve, kur të gjithë prisnin të hanin darkën dhe të pushonin, unë thashë: “Hajde, dalim të bëjmë një seancë stërvitore”.

Sëlltik kishte një ndeshje në prag të Krishtlindjeve, kështu që ai kishte zhvilluar  vetëm një seancë të lehtë një ditë më parë. Roko është gjithmonë i gatshëm të bëjë gjëra shtesë dhe kam parë në dy-tre muajt e fundit se ka shtuar diçka në lojën e tij. Mënyra se si ai e pasoi topin, mënyra se si e kontrolloi ishte më mirë.

Roko është përmirësuar në kohën e stërvitjes me ekipin e parë. Por ky është vetëm hapi i parë në një udhëtim 1000 miljesh. Ka qëndrimin e duhur, por duhet ta ndërtojë atë në një mentalitet elitar.

Kam qindra agjentë që më telefonojnë duke më ofruar shumë gjëra të bukura, por ai është fëmija im, jo ​​kali apo qeni im.

Të gjithë janë të përfshirë për paratë, por unë dua që djali im të zhvillohet në mënyrën e duhur në klubin e duhur me projektin e duhur. Paratë nuk janë diçka që mund të më blejnë.

Për sa i përket Kombëtareve, nuk mendoj se Shqipëria do të më kontaktojë ndonjëherë. Sistemi shqiptar është e kundërta e asaj që duhet të jetë.

Skocia nuk më ka kontaktuar kurrë. Nuk kam qenë i interesuar të flas me askënd, por në momentin që dikush dëshiron të flasë me mua në mënyrë profesionale, do të isha i detyruar ta bëja këtë.

Por është vetëm Roko ai që mund të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë. Unë jam shqiptar, shumë krenar që jam shqiptar dhe e kam përfaqësuar vendin tim në mënyrën më të mirë të mundshme.

Roko ka lindur në Skoci, ai ka luajtur për Irlandën që kur ishte 14 vjeç dhe, për sa kohë që po përmirësohet, po bën mirë dhe i lumtur, kjo është ajo që ka rëndësi.

Nëse ai bën mirë për Sëlltik dhe bëhet një lojtar i madh dhe i rëndësishëm, ai do të jetë një aset më i mirë për Irlandën. Por gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë në formë dhe i shëndetshëm”, u shpreh Rudi Vata.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img