Saturday, May 4, 2024

Roma ndalet në shtëpi, ndan pikët me Salernitanën

Lexo

ROMA 2-2 SALERNITANA

Roma ka marrë vetëm një barazim në shtëpi kundër Salernitanës me rezultatin 2-2, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të të Seria A.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në minutën e 12-të falë një goli të mrekullueshëm nga Antonio Candreva. Në fund të pjesës së parë, Ibanez barazoi rezultatin, por u anulua nga VAR për prekje me dorë të topit.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të, ishte El Shaaraëy i cili barazoi shifrat për kryeqytetasit. Fesëta zgjati vetëm 7-të minuta, pasi në të 54-tën ishte Dia i cili kaloi në epërsi Salernitanën.

Ndeshja u bë tepër intensive dhe Roma reagoi përsëri, pasi në minutën e 83-të, Nemanja Matic barazoi rezultatin në 2-2.

Pas këtij barazimi Roma renditet në vendin e 6-të me 60 pikë ndërsa Salernitana në vendin e 15-të me 39 pikë. Kështu rrezikon të kualifikohet në turnet evropiane për sezonin e ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img