Shpesh tifozat më pysin se cili prej ketyre dy futbollistave ështe më i mire, Ronaldo apo Mesi?
Për mu asht një pytje sa e komplikume aq e thjesht. Pse do të më thoni? Kush fiton? Talenti i Mesit apo stervitja pa pushim e Ronaldos?
Talenti asht një dhunti që zoti i madh ta dhuron dhe të bën ty atë që asnji tjeter nuk e ka, pra të diferencon prej tjereve dhe je pa dyshim ma i miri, ndërsa ai që punon non stop pa u lodhur siç asht rasti i Ronaldos ai mban ma me jetegjatësi përformancen fizike por në asnje mënyrë të bën të jashtzakonshem, Ronaldo ka shumë e shumë merita kryesisht në shumen e golave që ka shenu dhe që unë e quaj atë makine golash dhe një lider i jashtzakonshem.
Ndërsa Mesi asht një driblus virtuoz i shpejt, i pa parë (përveç Maradones) dhe golashënues, pra ka ma shumë merita se Ronaldo dhe e theksoj që gjëja ma e vështirë në futboll asht DRIBLIMI.
Driblimi asht një sforco fizike që kërkon shumë energji, ritem, efikasitet, sprint, qëndrueshmëri dhe të durosh ndërhyrjet e rrepta të kundershtarit. Çdo difekt ose mangësi që një lojtar mund të kete dhe don t’i arrij këto duke u stervitur mund të permiresohet në çdo pike qoftë ajo, por në asnjë mënyrë mund ta përmirësojë driblimin dhe të driblosh siç kan driblu Maradona dhe Mesi me një shpejtesi të rrufeshme duke kaluar dy, tre, katër, pesë lojtar njërin mbas tjetrit, i ban këto zheni të futbollit të pa arritshem.
Ju betohem që mendimi im asht pa pik tifozdhekut dhe më vjen shumë keq për tifozat e Ronaldos që e admiroj edhe unë, por Mesi asht shumë ma lart.
Shijet, gustot dhe mendimet në fund të fundit nuk diskutohen, mbeten të hapura dhe të preferume për secilin prej nesh. Ju përshëndes dhe ju perqafoj.
Ilir KEPA-Ish futbollist i Vllaznisë, Kombëtares dhe në kampionatin belg