Thursday, April 25, 2024

Trajneri Grima del negativ, nesër udhëton me skuadrën në Portugali, surpriza janë Legata dhe Franja, dalin pozitiv dhe mbeten jashtë….

Lexo

Të premten, trajneri i kombëtares së futbollit femra, Armir Grima  nuk ishte në pankinë për të drejtuar skuadrën në sfiden eliminatore për Kampionatin Euro 2022, e cila mundi në “Loro Boriçi” kombëtaren e Qipros me rezultatin e thellë 4 me 0. Arsyeja ishte se një ditë përpara ndeshjes, në në testet e kryera sipas rregullores së pandemisë, rezultoi si i dyshuar pozitiv me Covid-19. Së bashku me të, me të njëjtën recete si të dyshuar ishin edhe futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik i kombëtares, Alban Shala kanë rezultuar pozitivë e kryera para ndeshjes së eliminatoreve të Europianit ndaj Qipros.

Realisht, bazuar në opinionin e specialistëve pranë sektorit të testeve për Covid, Veriu Sport paralajmëroi se nisur nga përqindja e pakët dyshuese për Covid-19 që dispononin ato, në testat e dyta mund të dilnin negativ. Dhe, fatmirësisht duhet thënë, për vetë shëndetin e tyre por edhe të kontributit që ato japin në kombëtare, kështu ndodhi. Testet janë bërë sot pasdite, dhe po sot kanë ardhur edhe përgjigjet që konfirmojnë normalitetin e treshes, Grima-Hamidi-Shala duke sjellë qetësinë në grupin e kombëtares kuqezi. Në këto kushte, ato janë bashkuar po në mbrëmjen e sotme me skuadrën në mjediset e Gardenland Resort ku është e grumbulluar kombëtarja e jonë. Nesër(e diele) kombëtarja fluturon drejt Portugalisë për të luajtur me datë 1 dhjetor ndeshjen e fundit të grupit për eliminatoret e Kampionatit Euro 2022 dhe në përbërje të tyre janë lejuar të jenë edhe treshja, Grima-Hamidi-Shala, tashmë e konfirmuar negativ.

Por, …krahas lajmit të mirë ka edhe një lajm të keq që ka të bëjë sërishmi me këtë temë.

Surpriza, këtë radhë janë zëvëndëstrajneri Elis Legata dhe futbollistja Esmeralda Franja, të cilët çuditërisht në testet e dyta të zhvilluara sot rezultuan pozitiv duke mbetur jashtë listës së delegacionit sportiv shqiptar. Pasi, me t’u bërë publikë rezultatet e testimit ato kanë qënë të detyruar të lënë hotelin për t’u karantinuar pranë banesave të tyre private.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img