Fitorja 0 me 2 në transfertë me San Marinon e ka gëzuar italianin e pankinës kuqezi, Edi Reja. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes në mikrofonin e RTSH-së, Reja ka theksuar se me rëndësi ishte fitorja që ishte edhe objektivi krysor i skuadrës kuqezi.
“Mund të them se arritëm objektivin, arritëm të mernim gjashtë pikë në këto tri ndeshje të para. Përsa i përket sfidës me San Marinon, sigurisht që e kishim për detyrë të fitonim. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë, në pjesën e dytë kishim raste, e rëndësishme është që morëm tri pikët.
Në lidhje lënien në stol të Uzunit, mund të them se doja të shikoja Brojën, doja ti jepja mundësinë për të krijuar një ide më të qartë. Sulmuesit kanë vështirësi me skuadra të tilla, sepse mbyllen prapa. Në ndeshjet e tjera që kemi përpara nuk do të jetë e njëjta situatë, do jetë lojë më e hapur.
Edhe mua do të më kishte pëlqyer të kishim shënuar më shumë gola, të kishim luajtur ndryshe, por nuk ia dolëm. Mesfusha u përpoq shumë në pjesën e parë, por nuk arritëm të dilnim në finalizim. Në pjesën e dytë ishim më ndryshe. Kishim një objektiv, të mernim gjashtë pikë në këto ndeshje dhe ia arritëm qëllimit. Tani të mendojmë për ndeshjet e tjera, ku besoj se do të kemi më shumë hapësira, përballë skuadrave që nuk mbyllen në mbrojtje”, është shprehur tekniku kuqezi, Edi Reja ps ndeshjes San Marino-Shqipëri 0-2.