Serbia kërcënon UEFA-n me tërheqje nga Euro 2024: Ndëshkoni Shqipërinë dhe Kroacinë

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatovic, tha se Federata do të paraqesë një ankesë në UEFA për të ndëshkuar Federatat e Kroacisë dhe Shqipërisë pas thirrjeve të urrejtjes nga tifozët e tyre gjatë ndeshjes së djeshme mes dy kombëtareve.

Në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit B (atë të Italisë dhe Spanjës), në minutën e 59-të u dëgjua një thirrje: “Ubij, ubij Srbina”, ose “Vrite, vrit Serbin”. Jovan Šurbatovic tha se për këtë arsye FSS do t’i kërkojë UEFA-s që të ndëshkohen federatat e futbollit të dy vendeve, në të kundërtën Serbia do të mendojë të tërhiqet nga gara:

“Është skandaloze dhe do t’i kërkojmë UEFA-s sanksione, edhe nëse kjo do të thotë të mos vazhdojmë garën”, tha Shurbatoviç dhe shtoi se beson se UEFA do të reagojë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu