Serie A-Milan, bileta me 1 euro në San Siro. Një model që mund të ndiqet edhe nga Vllaznia për “Loro Boriçin”

Milan dhe Udinese luajnë të premte në 18:45 për javën e 27 në Serie A. Sfida është programuar në një orar delikat për tifozët, që kanë marrë një ftesë për të mbushur stadiumin San Siro, në kohën kur Ministria e Shëndetësisë në Itali ka hapur stadiumet në masën 75 përqind.

Sfida është e rëndësishme për Milan, që kërkon të jetë në krye të kampionatit. Klubi kuqezi ka vendosur edhe bileta me 1 euro për njëmbëdhjetë nga sektorët e stadiumit. Të gjithë tifozët që blejnë një biletë me çmim të plotë, kanë të drejtë të marrin edhe tre të tjera me çmim 1 euro, në zonat e caktuara.

Për personat nën 16 vjeç, biletat do kushtojnë 12 euro dhe 9 euro nëse tifozi shoqërohet nga një i rritur. Pritet që në San Siro të premte të jenë afro 57 mijë tifozë.

Rasti në fjalë ia vlen për t’u ndalur, pasi duket si një nismë shumë interesante, e cila mund të ndiqet edhe nga KF Vllaznia për ta eksperimentuar për ndeshje të veçanta brenda në stadiumin “Loro Boriçi” të Kategorisë Superiore.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu