Sunday, April 28, 2024

Fitorja me Partizanin, Kapllani: “Ne nuk jemi kalimtarë në Superligë”

Lexo

Erzani ka fituar përballë Partizanit. Me këtë fitore, Erzeni shkon në kuotën e tetë pikëve, një më pak se Partizani kryesues. Me vetëm dy gola të shënuar në katër javë, skuadra e Kapllanit është për rekord në Superligë, duke qenë të vetmit që nuk kanë pësuar ende gol.

Kjo është humbja e parë e Partizanit këtë sezon, me Colella që duhet të mendojë për finalizimet para porte.

Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani.

“Në fillim thashë se Erzeni nuk do jetë kalimtar në Superligë, duke e ditur se sa vështirësi ka. Grupi, harmonia dhe kolektivi, ky është sekreti. Ambienti që është krijuar është i mrekullueshëm. Guxojmë për fitore, por të jemi me këmbë në tokë.

Mbrojtja e hekurt – Ndaj meritat me gjithë ekipin, mbrojmë në grup. Nga maja e sulmit te Xhika që e ka detyrë të fundit.

Djalin apo vëllanë në ekip – T’i kisha të dy do bëhej ekipi më i fortë.

Kjo fitore historike ndaj pretendentit për titull na bën të përshtatemi më shumë me lojtarët, por na duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Çdo ndeshje për ne është një finale”, tha Kapllani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img