Tuesday, April 23, 2024

Shah-Talenti shkodran, Henri Troshani shpallet kampion Ballkani për të rinjë

Lexo

Është vetëm 8 vjeç, por emri i shkodranit të talentuar në sportin e shahut, Henri Troshani, ka filluar të bëhet shumë i njohur. Të njohur po e bëjnë atë rezultatet fantastike që ai po regjistron nga gara në gara.

Krahas aktiviteteve kombëtare ku ai është një kampion i padiskutueshëm me grupmoshën e tij, sukseset e Henrit po spikasin edhe në aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare. Në periudhën e veres, shkodrani Toshani që stërvitet me passion dhe profesionalizëm nga trajneri i tij Bernard Leka konkuroi në Kampionatin Europian individual të shahut për shkollat zhvilluar në Cetinje të Malit të Zi, ku duke fituar të gjitha duelet e aktivitetit u nderua me Medaljen e Artë.

Ndërkohë, aktiviteti tjetër i radhës zhvilluar këto ditë përsëri në Cetinje të Malit të Zi, aty ku zakonisht Federata Europiane dhe ajo Ballkanike preferon të zhvillojë konkurimet e sportit të shahut, ka regjistruar një tjetër sukses për shahistin shkodran, Henri Troshani.

Këtë radhë, në kuadrin e Kampionatit Ballkanik për të Rinj, në program ishin garat e shpejta me sistem Rapid dhe Blitz. Gara, të cilat evidentuan shahistin e talentuar shkodran, Henri Troshani si më të mirin e konkurimit në Open-U8. Përballjet me të gjithë rivalët e Ballkanit ishin të gjitha të sukseseshme, duke bërë që Troshani të meritojë Medaljen e Artë për këtë grupmoshë.

Po në këtë aktivitet, Henri Troshani konkuroi edhe në disiplinen tjetër, atë të  Kampionatit Ballkanik te Blitzit (3’ +2’’ ), ku këtë radhë u rendit i dyti duke u nderuar me Medaljen e Argjende.  Kështu, që bilanci i Henri Troshanit në Kampionatit Ballkanik për të Rinj zhvilluar në Cetinje të Malit të Zi, ishte fitimi i një medalje të artë dhe një të argjendtë, çka përbën një arritje të madhe për djaloshin e talentuar shkodran, sukses që ai e ndan me trajnerin e tij, veteranin e pasionuar të shahut shkodran në vite, Bernard Leka.

Krahas Henri Troshanit, Shqipëria mori pjesë në Ballkaniadën e Shahut për të rinjë zhvilluar në Cetinjë të Malit të Zi, edhe me një grup shahistësh të tjerë, të cilët bënë një përfaqësim shumë të mirë. Rezultatin më të mirë nga të gjithë e arriti shahisti Ergit Ramaj, i cili u shpall kampion Ballkani duke fituar tre Medalje Ari për kategorinë e moshës Open U14. Po kështu Medalje Ari nga delegacioni sportiv shqiptar fituan edhe Mateo Boci në Open U12, Kler Çaku në Open 12 për vajza, si dhe Klean Shuqja për vajza në Open U16.

Ndërkohë, me Medalje Argjendi nga ekipi kuqezi u nderua Kler Çaku për vajza U-12 në një disiplinë tjetër, si dhe Medalje Bronzi, Eklea Omeri, Vajza U-14.

Gaspër MARKU

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img