Friday, September 20, 2024

(Intervista) Shansi i “Artë” i Çobës. Nesër titullar ndaj Tiranës, premton gol në portën bardheblu

Lexo

Ka kohë që flitet me superlativa për sulmuesin e Vllaznisë, Mehdi Çoba. 21 vjeçari, sa herë është aktivizuar si zëvendësues ka bërë më të mirën e tij në fushën e lojës. Është kjo arsyeja që tifozëria shkodrane, dhe jo vetëm, ka këmbëngulur tek tekniku Brdariç për t’i dhënë hapësira më të mëdha në fushën e lojës këtij djaloshi të talentuar.

Dhe, momenti i duhur mbërriti. Mungesa e dyshes sulmuese, Da Silva-Gjorgjeviç ka bërë që tekniku Brdariç t’i besoj Çobës formacionin nga minuta e parë. Një shans i artë ky për djaloshin e shpejtë dhe mjaft teknik për t’i treguar drejtuesve se sa vlen, pse jo duke premtuar edhe një gol në portën bardheblu.

Çoba, po kaloni momente shumë të mira, pak ditë më parë firma pr kontratën e re me klubin kuqeblu, ndërkohë që të shtunën titullar ndaj Tiranës, padyshim i kënaqur.

Është një kënaqësi që të firmos me ekipin e qytetit tim dhe të zemrës. Shpresoj që gjithçka të na shkojë mirë. Është kënaqësi të fillosh titullar sepse kam punuar gjithmonë të arrij një gjë të tillë. Me ndihmën e stafit shpresoj t’ia arrij. Ndeshja ndaj Tiranës është e veçantë dhe ja vlen të presësh për shansin tënd dhe tani është në dorën time.

Mendoni se sulmi i Vllaznisë do të bëjë diferencën në këtë ndeshje?

Me lojtarët që kemi besoj që po dhe me çdo gjë që kemi bërë gjatë kësaj jave, besoj se do të shkojë mjaft mirë duke u konkretizuar në fushën e lojës.

Besimin që iu dha klubi me rikonfirmin e kontratës, si e keni pritur?

Jam i kënaqur me bashkëpunimin sepse gjithmonë stafi ka arritur të komunikojë me mua dhe të më mësojë shumë gjëra. Shpresoj që nesër t’ia shpërblej me gjithçka.

Në një ndeshje të tillë, si klasikja, Vllaznia-Tirana, një gol do të ishte fantastike. Ia premtoni tifozërisë shkodrane?

Çdo mundësi që do më vijë, unë kam për të bërë më të mirën time. Shpresoj që të vij dhe goli, unë do të punoj fort tia qrritur qëllimit të tund rrjeten kundërshtare.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img