Thursday, May 30, 2024

Shehi: “Egnatia nuk na dominoi, bëmë vetëvrasje me dy golat dhe nuk arritëm të barazonim”

Lexo

Partizani është mposhtur me shifrat 2-1 nga Egnatia dhe demat mbeten në kuotën e 48 pikëve, plot 9 më pak se rrogozhinasit teksa kanë mbetur vetëm 5 ndeshje nga fundi. Në përfundim të sfidës trajneri Orges Shehi dha prononcimin e tij.

“Këtë dominim nga Egnatia nu ke shoh pasi nuk na dominuam. Komplimente djemve, u ndëshkuam në dy situata, dy gola që nuk duheshin marrë, mund të bënim faull taktik. Në pjesën e dytë bëmë mirë, ushtruam presion. Futëm Skukën e Mba, patëm raste dhe nuk arritëm të barazonim edhe për shkak të atyre dy golave që ishin vetëvrasje. Pati edhe raste të tjera të diskutueshme.

Gjatë kësaj kohe kemi qenë të kushtëzuar, nuk kanë qenë të gjithë lojtarët. Pjesa shumicë ka luajtur në të shumtën e sezonit. Skuadra ishte e plotë sot dhe duke marrë indicie nga individë të veçantë që ndryshojnë ritmin, atëherë edhe ne do të kërkojmë të fusim më të mirën. Duhet të vazhdojmë me këtë grintë e dëshirë.

Edhe pse kundërshtari u rreshtua me 3 ne bëmë analizë në ndeshjet që ata i kanë luajtur kështu. Goli i dytë ishte komplet i evitueshëm, ishim aty dhye nuk e ndalëm kundërshtarin. Të marrësh dy gola është shumë e vështirë të reagosh më pas.

Vetvrasje? Kemi një repart me lojtarë të ri, futbolli është lojë gabimesh. Lojtarët mërziten me veten, por kjo është loja. Morën golin e parë kur ne ishim kërkues. Me top 70 metra të gjatë kundërshtari dilte para. Këto janë gabime që ndodhin, lojtarët gabojnë sepse janë njerëzor.

Zëvëndësimet direkt? Nuk po shtynim nga krahët, ishim shumë poshtë. Anësorët nuk lëviznin në kohën e duhur. Buxhelaj është efikas në zonën kundërshtare, me Hadroj rrezikuam pasi nuk është gati. Më pas Skukën për të qenë aty te zona. 3 ndërrime që na dhanë tjetër ritëm dhe rrezikshmëri ku mund të barazonim ndeshjen”, tha Shehi për MCN TV.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img