Tuesday, November 26, 2024

Shehi: “Ishte e vështirë nga mungesat dhe presioni, nuk dolëm në lojën tonë”

Lexo

Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 në ndeshjen e katërt derbi për këtë sezon, për javën e 33-të në Superligë, në “Air Albania”. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas barazimit 1-1:

“Ishte e vështirë, është evidente, për shkak të mungesave dhe presionit. Duhet të shkonim sa më të qetë në fushë. Nuk duhet të qanim. Ndryshuam mënyrë vendosje, për të qenë të rrezikshëm. Mungesat bënë të vetën. Nuk na bënë të dilnim në lojën tonë. Ishim në kontroll të lojës. Mendonim që të mbroheshim duke e pritur Partizanin, por ndodhi e kundërta, ata na pritën. Skuadra gjeti forcën dhe qëndroi në lojë, sepse kishte dhe shumë minuta.  

Pasi pëson dhe kur shënon, situata mund të kthehet. Kërkonim thellësinë me Berishën. Ai bëri mirë, edhe pse ka minuta të pakta. Në Kupë luajti mirë dhe fitoi besimin tonë. Të gjithëve iu vjen një ditë shansi. Gjumsi nuk e shkel shumë zonën, kërkon më shumë driblime. Është më i fortë në fazën mbrojtëse. Futëm Berishën për thellësinë. E futëm atje për të bllokuar trajektoren për shkak të shtatlartësisë që ka.  

Ka qenë punë e vështirë edhe menaxhimi, përveç lojtarëve të fushës, duhet të menaxhoja dhe stolin.  

Ardit Deliu kishte detyre specifike, për të mbuluar 1 kundër 1 Rrapajn, ai na vuri në vështirësi pjesën e parë. Në pjesën e dytë kërkuam që loja të luhej nga Sota. Kemi besim te goditjet e Deliut.  

A ishte penallti prekja e topit me dorë nga Telushi? Të paktën të shikohej te VAR-i. Lojtarët ishin shumë të irrituar, menduan se u ishte ngrënë haku.

Muça kur ishe mbrojtës me duar hapur ndërhyrje? Gjithsecili ka këndvështrimet e veta, prandaj është i bukur futbolli”, deklaroi Shehi për Oversport.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img