Thursday, April 25, 2024

Colella: “Një nga paraqitjet më zhgënjyese, meritë e kundërshtarit që na morën pikë”

Lexo

Tirana dhe Partizani ndanë nga një pikë në sfidën e mbyllur 1-1, e vlefshme për javën e 33-të. Një derbi emocionues mes dy ekipeve të kryeqytetit.  Giovanni Colella thekson:

“Mund te benim me mirë. Nuk ka qenë një paraqitje pozitive, për të tjera të barazosh me Tiranën nuk është një rezultat i keq. Doja të bënim një lojë më të gjallë. Sipas meje kemi bërë një nga paraqitjet më zhgënjyese. Mund të bënim më tepër.

Loja e Partizanit pas ndryshimeve? Ne nuk kemi bërë një paraqitje të mirë dhe në të tilla ndeshje merr një gol të tillë. Kemi shpërdoruar disa raste dhe më pas erdhi barazimi i Tiranës. Rezultati vijnë me paraqitjet, nëse do të bënim një lojë të mirë do të vinte dhe rezultati. E pohoj edhe njëherë, nuk jam aspak i kënaqur me një ndeshje të tillë.

Tirana me mungesa dhe nuk e mposhtët dot? Ata kanë një mentalitet të mirë edhe pse kanë mungesa. Edhe ne duhet të kemi një mentalitet të tillë. E gjithë është meritë e kundërshtarëve që na morën një pikë.”, tha për Oversport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img