Thursday, April 25, 2024

Shehi ndryshon planet, dëmtimet problem për bardheblutë në pragndeshjen me Bylsin

Lexo

Tirana do të luajë nesër kundër Bylisit në kuadër të javës së 17-të të Superiores. Kjo është një sfidë e rëndësishme për bardheblutë që do të tentojnë të marrin fitoren dhe të shpresojnë rikthimin në vend të parë, gjithnjë nëse Partizani nuk arrin të triumfojë këtë javë.

Atmosfera është pozitive te bardheblutë, por jo e njëjta situata me dëmtimet. Nga sa raportohet, Marsel Ismajlgeci me shumë mundësi nuk do ta nisë nga minuta e parë këtë sfidë. Ai ka shfaqur disa probleme fizike që kanë detyruar Orges Shehin të ndryshojë planet.

Kësisoj me gjasë, në fushë do të jetë Përgjoni me Ismajlgecin që mund të jetë i detyruar ta ndjekë takimin nga stoli. Ndeshja Tirana – Bylis është programuar të zhvillohet nesër në orën 16:00, në stadiumin “Air Albania”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img