Sunday, May 5, 2024

Vllaznia-Laçi, Nesër, ora 16:00 në “Loro Boriçi”. Josa kërkon vazhdimësinë pozitive të skuadrës. Balaj, i gatshëm me skuadrën, por nuk konfirmohet aktivizimi i tij

Lexo

Pasi janë konsumuar në mesjavë takimet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, këtë fundjavë rikthehet Kampionatit Kombëtar i Superiores me ndeshjet e javës së 17-të. Në pesë çiftet e kësaj jave, ai që spikat më shumë është Vllaznia-Laçi, ndeshje kjo starton në orën 16:00 të së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”  të Shkodrës.

Me një fillim fantastik të vitit 2023, dy fitoret në transfertë, fillimisht me Partizanin për kampionat dhe më pas ndaj Bylysit për kupë, por edhe me firmosjen ne Bekim Balajt, në kampin kuqebu është krijuar një klimë shumë pozitive.

Klimë, të cilën trajneri Josa kërkon ta shfrytëzojë për të vijuar në arritjen e rezultateve pozitive. Një gjë të tillë, trajneri Josa e shprehu edhe në konferencën për shtyp të pragndeshjes, Vllaznia-Laçi, dhënë paraditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”.

“Unë nuk do të diskutoj momentet e mira, nesër kemi një ndeshje me Laçin, një skuadër që kohët e fundit është në rritje, pavarësisht humbjes me Tiranën apo në Kukës. Një skuadër që kërkon të shkojë më lart dhe që ka në përbërje futbollistë të mirë, ne duhet ta vlerësojmë maksimalisht ndeshjen. Nuk mund të them që një skuadër po rritet pas dy tre javësh, ne jemi munduar të kemi këtë ritëm gjatë gjithë vitit, ka pasur oshilacione në skuadër, mund të themi që dy ndeshjet para mbylljes së vitit nuk na bënë mirë, e rregulluam pak në ndeshjen me Teutën dhe tani jemi futur në një periudhë të re, mungon entuziasmi brenda për brenda dhe përqëndrimi për të bërë gjithcka në fushë.”, tha filimisht, Josa.

Përpos rëndësisë së ndeshjes, sfida, Vllaznia-Laçi, po pritet me interesim nga tifozëria shkodrane edhe për debutimin e blerjes më të re, Bekim Balaj, por gjatë konferencës për shtyp, Josa, nuk e konfirmoi një gjë të tillë.

“Balaj do të jetë pjesë e grumbullimit, nuk e di nëse do të luaj do të shohim gjendjen e tij. Por di të them se është një plus i madh për ne, duhet të presim ta fusim në momentin e duhur që të mos i bëjmë dëm as atij as ekipit. Akoma se kam vendosur kush do të aktivizohet, por do të luhet në të njëjtën mënyrë si ndeshjet e tjera.”, tha Josa për Balajn.

Mungesat, tashmë janë bërë një pjesë e zakonshme për skuadrën, ku edhe për ndeshjen me Laçin, do të mungojnë Latifi, Boshnjaku dhe Bulatoviç, por që nuk do ta pengojnë skuadrën në realizimin e objektivit të fitores. “Nuk ka ende të rikuperuar pasi Boshnjaku, Latifi, Bulakoviç janë jashtë skuadre. Do të shohim se si do të rikuperohen këto mungesa që ne kemi. Skuadra është treguar shumë e impenjuar në fushën e lojës. Të gjithë flasin nga jashtë por ne e dimë se si duhet të jemi brenda kësaj familje të madhe siç është Vllaznia, ku fus lojtarët, stafin dhe tifozerinë. Duhet të fitohet me patjetër ndeshja, por nuk mund t’i skuarës që është detyrë patjetër fitorja. Duhet të bësh më të mirën në fushën e lojës që të fitosh ndeshjen, duke pasë parasysh edhe mënyrën sesi do të luajë kundërshtari.”, tha Josa.

Fitorja ndaj Partizanit në kampionat, dha sinjale shumë pozitive për t’iu afruar kreut, por për Josën, gjërat duhen parë në një këndvështrim tjetër. “Unë nuk flas që ti afrohemi kreut, unë dua që skuadra të ketë entuziasëm dhe të japë rezultate të mira. Futbollistët e mi duhet të jenë të fokusuar vetëm tek ndeshja dhe të mos shohin kreun sepse mund të vijnë momenti që të jemi më afër kreut dhe pastaj do të kemi probleme, duhet të shohim mënyrën tonë të lojës, impenjimin dhe të jemi të bashkuar. Pa entuziasëm nuk ka futboll lirshëm, nuk shprehesh si duhesh në fushën e lojës, ardhja e Bekimit ju ka ngritur entuziasmin.”, përfundoi Josa konferëncën për shyp dhënë me gazetarët shkodranë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img