Tirana e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin dhe nuk arriti të shpallej kampione për herë të dytë rradhazi, teksa në fund ishin “demat e kuq” ata që festuan, falë bilancit pozitiv në ndeshjet direkte. Pas ndeshjes me Erzenin, trajneri Shehi deklaroi për mediat:
“Pas asaj që ndodhi para 4-5 ditësh asgjë nuk ishte më në dorën tonë 100% dhe pas asaj ndeshje ne kërkuam të gjenim energjinë të gjeni forca ta mbyllnim kampionatin me fitore.
Kishim edhe raste të shumta sot që mund të shënonim më parë, por tani s’na mbetet më asgjë tjetër veç ta humbim kampionatin me pikë të barabarta.
Mendoj që kemi bërë një kampionat të mirë, kemi ardhur këtu duke derdhur djersë e gjak, kështu që jemi të kënaqur me atë çfarë kanë dhënë çunat.
Nuk kam asnjë lloj mesazhi, për asnjë, përveç skuadrës time dhe tifozëve të mi që i falenderoj që janë gjithmonë afër skuadrës.
Ne kemi zhvilluar një sezon të gjatë me uljet-ngritjet tona me tranzicione të mëdha, siç thashë e kemi mbyllur kampionatin me pikë të barabarta dhe ritheksoj atë çka thashë pak më parë deri këtu kemi ardhur me sakrificë e me djersë”, deklaroi Shehi.