Tuesday, November 26, 2024

Shehi: “Nuk ishte penallti, më vjen keq që një episod vulosi ndeshjen”

Lexo

Vllaznia ka hapur garën për titull duket mposhtur Tiranën në “Loro Boriçi” me rezultatin 1-0. Pas ndeshjes, trajneri Shehi dha intervistën e tij për Oversport:

“Ishte ndeshje mes rivalëve me të tre rezultatet, nuk e meritonim humbjen për atë që dhamë në fushë. Penalltia bëri gjithë ndryshimin dhe ndryshoi lojën e ekipit kundërshtar. Një gol ndryshon rrjedhjen e ngajrjes. Ne u munduam të ndryshojmë duke futur Nikqin, i cili është lojtar i ri. Nuk ua vej përgjegjësinë atyre. Kemi dalë 2-3 herë para portës.

Duhet të zgjidhnim disa situata më mirë por jemi munduar të fusim të gjithë sulmuesit që kishim momentalisht në fushë për të gjetur golin port. Më vjen keq që një episod vulosi ndeshjen. Nuk e meritonim humbjen sot, kundërtshtari na vuri në vështirësi vetëm në topat e gjatë. Në disa situata lojtarët tanë duhet të ishin vendosur më mirë.

Penalltia? Jo nuk ishte por secili ka të drejtë ta gjykojë sic do por unë mendoj se nuk ishte. Në atë situatë topin e ka portieri dhe mbrojtësi nuk interesohet për sulmuesin por është sulmuesi që shkon te mbrojtësi. Në pjesën e dytë ishim të kujdesshëm dhe u munduam të ndryshojmë me zëvëndësime. Hodhëm forca më shumë në sulm. Duhet të ishim më agresiv. Patëm 2-3 situata.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img