Wednesday, April 24, 2024

Erzeni barazon në minutat e fundit dhe ndan pikët me Teutën

Lexo

ERZENI 1-1 TEUTA (86′ Leao/ 7′ Kallaku)

Erzeni dhe Teuta barazuan 1-1 në “Niko Dovana” për ndeshjen e vlefshme në javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Fillimisht realizoi ekipi i Martinit me Kallakun me penallti në minutën e 7’ kur Kallaku nuk gaboi në pikën e bardhë të penalltisë duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Gjatë pjesës së parë Teuta, pati një mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin me Jazxhiun në minutën e 14’. Në fund të pjesës së parë shijakasit pretenduan për një penallti por gjyqtari nuk e akordoi duke mbyllur pjesën e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Erzenin të cilët patën disa raste për të vendosur barazpeshën. Por vetëm në minutën e 86’ Erzeni arriti të shënonte me Leaon.

Skuadrat u ndanë në paqe dhe pas barazimit Erzeni pozicionohet në vendin e 3-të me 31 pikë, ndërsa Teuta në vendin e 7-të me 25 pikë.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img