Monday, November 25, 2024

“Shkarkimi” dhe “Rikthimi” në detyrë, rrëfehet trajneri i Vllaznisë,Tomas Brdariç

Lexo

Nga një “hero” që me të drejtë u cilësua i tillë pasi për shumë e shumë javëve prezantoi në fushën e lojës një Vllazni spektakolare, pas ndeshjes së javës së 24-tërt kur u mund në Shkodër nga Bylisi 1 me 2, në adresë të trajnerit kuqeblu Tomas Brdariç vërshuan shumë kritika duke shkuar deri aty ku në media u publikua lajmi për largimin e tij nga drejtimi i skuadrës. Por, 24 orë më pas, gjatë një mbledhje të zgjeruar me futbollistë, staf dhe drejtues, Brdariç mori besimin e drejtuesve për të vijuar punën. Për këtë situatë, dhe të tjera në punën e tij në krye të Vllaznisë, gjermano-kroati i pankinës kuqeblu foli në emisionin “Skander” të mbrëmjes së dielës.

Çfarë ndodhi pas ndeshjes me Bylisin, ishit i shkarkuar? “Dua të them që ishin të gjithë të zhgënjyer pasi ky 3 pikësh do të na rriste moralin e të mos humbinin kreun. Nuk është lehtë të luash ndaj ekipeve të Superligës që janë pretendente, por edhe atyre që janë poshtë. Në çdo familje ka diskutime dhe probleme dhe është normale që ka diskutime pas ndeshjes. Në një situatë të qetë dhe me një llogjik jo emotive ne diskutuam me njerëzit që kanë marrë përgjegjësi për këtë situatë. Ne folëm lidhur me ndeshjen dhe asgjë tjetër.

Ndoshta dikush ka dëgjuar që ka qenë një diskutim I fortë dhe isha I surprizova pas lajmeve që dolën. Nuk është se I vura vesh shumë këtyre lajmeve sepse për mua e rëndësishme ishte fjala e sponsorit Xhaferi. Ne kishim një mbledhje tjetër të shtunën në mengjes dhe ne në situata të tilla duhet të jesh i qetë edhe pse futbolli ka presionin. E bëmë këtë mbledhje edhe me një përkthyes pasi nuk flasim të njëjtën gjuhë dhe nuk kuptohem ajo që donim të thonim.

Ne jemi Vllaznia dhe kemi nisur ndërtimin e kësaj skuadre të re. Disa njerëz harrojnë se çfarë kemi bërë në këto 8 muaj dhe duke mos harruar pjesën tjetër të metat e lojës që kemi pasur. Për mua është e rëndësishme që të përcjellësh te lojtarët frymën e mirë dhe lidhja me lojtarët është shumë e mirë. Jemi të vetëdijshëm që nuk kemi bërë ndeshje të mira kohët e fundit. Është një sfidë e madhe për ta mbajtur këtë pozicion. Kur arrin që për 23-të javë të rrish në vend të parë është sukses I madh. Të gjithë kundërshtarët japin 200% kur luajnë ndaj skuadrës së vendit të parë. Është një punë e madhe dhe kur nuk qendron I bashkuar nuk është diçka e mirë në ndërtimin e kësaj Vllaznie”.

Pse drejtime të ndryshme? “E kuptoj shqipen shumë më mirë nga se mendojnë njerëzit. Kemi startuar nga 0 e skuadra erdhi nga një Kategori më poshtë dhe kur kemi filluar të ndërtojmë këtë skuadër të re pas 24 javësh nuk mund të mendosh që do të jemi ne në krye të kampionatit. Natyrisht që është një dëshirë dhe sfidë për ta mbajtur këtë vend të parë, kush nuk dëshiron ta mbajë këtë vend të parë. Kemi bërë gabime nga dita e parë e deri në tani, por jam krenar për lojtarët që jemi në këtë pozicion sepse nuk mund të ndëshkohen lojtarët që kanë qenë në krye e kanë punuar në kushte jo të mira. Nuk kemi paga të larta në skuadër, por të ulëta dhe në këto kushte lojtarët kanë bërë një punë shumë të mirë. Ne të gjithë këtë histori grupi është mundur të mbajë mendjen larg nga problemet që kishim dhe nuk jemi përpjekur të justifikohemi që nuk na pëlqen fusha apo diçka tjetër, por kemi qenë aty për të përballuar të gjithë këto ndeshje”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img