Çështja “Brdariç” dhe situata tek Vllaznia, flet sponsori kuqeblu, Alban Xhaferi

Lexo

Futboll Moshat U19-Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, mund në finale Apoloninë, 3-0

Është luajtur sot në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19 mes...

(Video)Boks-Profesionist. Shkodranët Kajoshi dhe Hysa, triumfojnë në ringun e Shkodrës. Mposhtin respektivisht, Andrejs Volincuks dhe Ëillbeforce Shihepo

Dy boksierët e talentuar shkodranë, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa kanë vijuar rrugën e sukseseve në boksin profesionist. Duelet...

Erzeni vuan, por mbijeton në Superiore. Shijakasit mundin Korabin 2-1 në ndeshjen finale të Play-Out-it

Erzeni-Korabi 2-1 (Shënues: Sadiki 3’, Mehmeti 93’/Tabaku 19’)Erzeni:Xhika,Sadiki,Kriviçiç,Leao(Iljazi 46),Kadriu,Mehmeti,Alan(Asani 125),Kahrimanoviç(Kiqina 125),Peposhi,Ademi(Osmanllari 68),Nonato(Kapllani 116) Tranjer:Alfred DeliallisiKorabi:Qyrani,Paplekaj(Buci 84),V.Lila,Lala,Selmani(S.Mziu 102),Kasalla(Karakashi 116),Joti,S.Lilaj(Demaj 69),Tabaku,Beshiraj,Keko...

Edhe pse në media dhe në të gjitha portalet sportive, mbrëmjen e së premtes u deklarua shkarkimi i trajnerit të Vllaznisë Tomas Brdariç, gjë që erdhi si pasojë e humbjes në shtëpi me Bylisin, për sponsorin kuqeblu, Alban Xhaferi, nuk ka pasur një vendim të tillë zyrtar nga ana e KF Vllaznia.

“Kur nuk shkojnë ca gjëra mirë është normale që ka disa komplikime. Zyrtarisht nuk e kemi hequr trajnerin. Alban Xhaferri nuk ka dalë me komunikat që është shkarkuar trajneri. Ne gjatë rrugës kishim diskutime me lojtarët dhe ata ishin të apasionuar pas trajnerit ashtu siç jemi edhe ne. Ne si staf nuk jemi të kënaqur me përformacën e skuadrës dhe këtu ka përgjegjësi edhe trajneri e lojtarët. Kishim diskutime tona pasi mbi Vllazninë nuk është asnjë. Trajneri ka pranuar që ka bërë disa gabime, por ne nuk kemi marrë vendim për shkarkimin e trajnerit. Ai ka thënë që nëse unë nuk jam në gjendje për të vazhduar me skuadrën do të largohet vetë. Trajneri ka harmoni me lojtarët dhe kjo është siguria jonë që do të rikthemi te fitoret”, u shpreh gjatë një prononcimi live me Skype për emisionin “Procesi Sportiv”, sponsori Xhaferi.

Në vijim, duke folur për objektivin e Vllaznisë, ai shtoi:“Të gjithë jemi të mërzitur pas humbjes nga Bylis e kemi bërë një analizë pas kësaj ndeshje. Kemi bërë mbledhje për të qenë gjithmonë në krye. Skuadra ka pasur luhatje gjatë ndeshjeve të fundit dhe nuk e kemi pritur. Përgjegjësia është sipas hierarkisë nga lojtarët e më pas trajneri. Lojtarët kanë dëshirë dhe janë optimisit se do të rikthehemi sërish. Që në fillim kemi synuar Europën, por as titullin nuk e anashkalojmë pasi kemi mundësi të rikthehemi te lojërat e bukura dhe rezultatet pozitive.”

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Erzeni vuan, por mbijeton në Superiore. Shijakasit mundin Korabin 2-1 në ndeshjen finale të Play-Out-it

Erzeni-Korabi 2-1 (Shënues: Sadiki 3’, Mehmeti 93’/Tabaku 19’)Erzeni:Xhika,Sadiki,Kriviçiç,Leao(Iljazi 46),Kadriu,Mehmeti,Alan(Asani 125),Kahrimanoviç(Kiqina 125),Peposhi,Ademi(Osmanllari 68),Nonato(Kapllani 116) Tranjer:Alfred DeliallisiKorabi:Qyrani,Paplekaj(Buci 84),V.Lila,Lala,Selmani(S.Mziu 102),Kasalla(Karakashi 116),Joti,S.Lilaj(Demaj 69),Tabaku,Beshiraj,Keko Tranjer:Shpend KumbarçeArbitra: Eldorjan Hamiti(Lezhe),...
- Advertisement -