Monday, November 25, 2024

Shkarkimi i Josës nga Vllaznia, Behari: Ky vendim nuk zgjidh asgjë

Lexo

Trajneri Ardi Behari, foli në emisionin “Skaner” për shkarkimin e trajnerit Mirel Josa nga drejtimi i Vllaznisë.

Sipas Beharit, ky vendim nuk zgjidh asgjë në këtë moment, ndërsa shtoi se ndryshe do të ishte situata nëse do të merrej një trajner i ri.

Këtu në dy ndeshje ndryshon gjithçka, prandaj gjithçka është në lojë. Në gjykimin tim, ky shkarkim lidhet me një sërë ngjarje. Unë e lidh që nga ndeshja në Kupë. Presidenti tha se i pëlqeu kualifikimi, por jo loja. Duhen parë problematikat në klub. Latifi nuk luajti disa ndeshje. Problematika me Vulajn, apo edhe Aralica. Bashkëngjitur këtu edhe gabimet individuale të titullarëve.

Për mendimin tim, ky vendim nuk zgjidh asgjë. Nëse do fillonte një trajner tjetër nesër, mund të kishte atë vrullin e një trajneri në ndeshjet e para. Me gjithë respektin që kam për ata dy djemtë që do drejtojnë skuadrën. Momenti nuk është i tillë, që t’i drejtojnë ata.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img