Friday, April 26, 2024

Basketboll-Të rriturit, bien nga Superliga, por Vllaznia U-18, synon titullin kampion. Kuqeblutë mundin Pogradecin në transferte 67-83, Kopliku shënon 45 pikë

Lexo

Ndodh edhe kështu. Ndërkohë që ekipi i parë është i fundit në renditje duke qënë i pashpresë për të mbijetuar në kategorinë Superiore, ekipi i të rinjëve U-18 është pretendent për fitimin e titullit kampion.

Djemtë e rinjë shkodranë, të drejtuar nga trajneri me përvojë, Roland Koka dhe kolegu i tij i ri, Kristian Koqeku, dje kanë mbyllur fazën e dytë të kampionatit, me një ndeshje të fituar në transfertë me ekipin e Pogradecit dhe tashmë janë në pritje të konkurimit në fazën finale Play-Off.

Në sfidën e luajtur në Pogradec, për llogari të javës së 14-të, kuqeblutë luajtën me këtë formacion:

Rejan Mbiara, Sead Kopliku, Aron Bajame, Mateo Bushgjokaj, Xhulio Murrizaj, Sidrit Piranej, Klevis Guri, Klevis Dini, Fatjet Piranej, Leonard Zyla. Trajner: Roland Koka, Kristian Koqeku.

67 me 83 në fitim të Vllaznisë është mbyllur kjo ndeshje, ku më shumë se gjysën e pikëve për kuqeblutë i ka shënuar Kopliku, plot 45 të tilla. Me këtë fitore, Vllaznia U-18 është e treta e grupit A, dhe sipas formulës së FSHB-së, katër të parat e grupit A me 4 të parat e grupit B, konkurojnë në fazën finale, Play-Off.

Sipas shortit përkatës, Vllaznia do ta luajë ndeshjen e parë Play-Off me Dinamon, ndeshje kjo e planifikuar të zhvillohet në Tiranë, dhe më pas, një javë më vonë, ndeshja e kthimit në Shkodër. Në kampin kuqeblu ka optimizëm për ta kaluar me sukses ballafaqimin me Dinamon, dhe në vazhdim të luftohet për fitimin e titullit kampion.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img