Skënderbeu dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim sfidën e vlefshme për javën e 34-të të Superiores. Pas ndeshjes, trajneri Bledi Shkëmbi deklaroi:
“Po e quaj pozitiv barazimin duke parë dhe ecurinë e ndeshjeve tjera. Sot kushtet atmosferike nuk ishin aq mirë, e patë që një pjesë dominoi Skënderbeu. Era e fortë që kishim kundër, nuk na lejoi të luanim dhe pjesa e dytë e njëjta tablo. Do pëlqeja që të dyja skuadrat të luanin në kushte më normale.
Unë mendoj që ndryshoi dëshira. Ishim më agresivë, e lidh me erën e fortë që pjesën e parë e kishim kundër. Kërkuam të luanim me Prengajn apo Rimalin, një kundër një, të dy lojtarët ishin në gjerësinë e fushës. Më kryesorja mendoj ishte agresiviteti, shtuam agresivitetin dhe qetësinë kur kishim topin”, u shpreh Shkëmbi për RTSH.