Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 6-të të Kategorisë së Parë, në skemën 1-4-3-3, duke vlerësuar paraqitjet e futbollistëve gjatë ndeshjeve të fundit të kampionatit.
Në portë është përzgjedhur Leon Kozi i Korabit. Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Xhuliano Markoçi i Ilirisë, Sodiq Atanda i Sopotit, Erest Lamellari i Kukësit dhe Aboubacar Camara i Bylisit.
Në mesfushë janë përzgjedhur Matheus Alisson i Kukësit, Abdoulaye Diarrassouba i Ilirisë dhe Hetem Lushaj i Flamurtarit, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Antonio Delaj i Besëlidhjes, Kristian Preknicaj i Pogradecit dhe Thierno Barry i Flamurtarit.
Trajneri më i mirë i javës është shpallur Rrahman Hallaci i Sopotit.


