Saturday, November 23, 2024

Shkodrani Rubin Hebaj e mbyll me Teuten, destinacioni jashtë vendit

Lexo

Kishte që ditë që përflitej për një largim të mundshëm të futbollistit shkodran Rubin Hebaj nga Teuta, dhe një gjë e tillë është realizuar pasditen e së shtunës, pas vendimit të përbashkët mes vetë futbollistit dhe klubit durrsak. Zyrtarizimin e mbylljes së kontratës me bregdetarët të 22 vjeçarit e konfirmon edhe KF Teuta përmes njoftimit të shpërndarë për mediat.

Njoftimi i Teutës

Rubin Hebaj nuk është më pjesë e bluve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi. KF Teuta dhe futbollisti me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dy palëve. KF Teuta falënderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës në rrugën drejt fitmit të dy trofeve dhe kalimin e një raundi në Europe dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij. #falemimderitrubinhebaj

Gjatë periudhës së aktivizimit me Teuten, Hebaj ka spikatur me formën e mirë të paraqitur, ku sa herë ka qënë në fushën e lojës ka qënë jo pak përcaktues në rezultatet pozitive të skuadrës. Tetë gola ka shënuar Hebaj me uniformën e durrsake, ndër të cilët më të rëndësishmit duket se janë dygolëshi ndaj bardhebluve të Tiranës në Superkupë, por dhe ai në raundin e parë eliminator të Europa Ligës kundër Beitar Jeruzalemit.

Nga sa bëhet e ditur, në drejtim të shtatlartit Rebaj që konsiderohet një futbollist me vlerë për repartit e sulmit kanë shfaqur interes skuadra jashtë vendit, por pa përjashtuar edhe edhe ato të Superiores shqiptare. Burimet pranë vetë futbollistit theksojnë se me të gjitha gjasat, për pjesën e dytë të sezonit Hebaj do të luajnë në një kampionat të huaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img