Në shtator u largua nga Al Orobah e Arabisë Saudite ku luajti për 6 muaj duke firmosur në Tunizi me skuadrën CS Sfaxien, dhe menjëherë shkodrani Rubin Hebaj ka gjetur menjëherë golin me ekipin e ri.
Kjo ka ndodhur në ndeshjen Sfaksien- Gafsas, ku Rubin Hebaj shënoi nga pika e penalltisë duke kontribuar në fitoren e skuadrës së tij me rezultatin 2-0.
Pas javës së katërt të Superligës së kampionatit tunizian, Sfaksien, ekipi ku luan shkodrani Hebaj, ka grumbulluar 7 pikë duke mbajtur vendin e gjashtë në renditje.