Matko Djarmati, në cilënë e Drejtorit Sportiv të KF Vllaznia, ishte përfaqësuesi i kuqebluve në hedhjen e shortit për gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në një prononcim të dhënë për mediat menjëherë pas hedhjes së shortit, Djarmati është i kënaqur për verdiktin e shortit, ndërsa shkon edhe më tej kur deklaron objektivin e kualifikimit në finale si dhe fitoren e trofeut.
“Të fitosh Kupën duhet të përballesh me të mirët. Nëse do kisha mundësi, doja te luanim kundër Teutës dhe Partizanit. Doja të luajë kundër Partizanit sepse nuk do të luanim në Tiranë dhe këtë e shoh si një plus. Jemi të zhgënjyer pak nga sezoni. Nuk jemi të kënaqur me vendin në tabelë, por deri në fund kemi mundësinë të shpëtojmë me një trofe. Po shkuam në Europë do jetë sezon i shpëtuar. Kupa vendoset pas kampionatit. Shanse ka më shumë nga kampionati. Do tentojmë t’i kapim kupat nga kampionati. Partizani është përforcuar në dimër, nuk janë ai i fillimit. Është një ekip i barabartë me ne. E thashë, luajmë në kryeqytet dhe ky është një plus për ne”, tha ndër të tjera drejtori sportive i KF Vllaznia, Matko Djarmati.