Skënderbeu 0 dhe Tirana 4. Ky është rezultati i ndeshjes të përfunduar pak minuta më parë në stadiumin Skënderbeu të Korçës, takim i vlefshëm për javën e 28 të Kategorisë Superiore. Shifra këto të paparashikuara, pasi edhe pse kishin përballë skuadrën kryesuese të kampionatit, për vetë pozitat e vështira në fund të tabelës së klasifikimit në të cilat gjendet Skëndërbu, realisht pritej një paraqitje tjetër e skuadrës korçare.
Katër golat e shënuar nga skuadra bardheblu kanë për autor: Xhixha 37′, Totre 62′, Nikqi 68′, Seferi 88′ (p).
Me këtë skuadra kryeqytetase e drejtuar nga Orges Shehi shkon në kuotën e 63 pikëve duke u u bërë e pakapshme nga Laçi i vendit të dytë, që pas barazimit të djeshëm në “Loro Boriçi” ka plot 16 pikë diferencë me vendin e parë.
Ndërkohë, kjo humbje katastrofike, jo vetem në shifra, por edhe në peshëm e mundësive të pakta për të mbjitetuar në Superiore, e shkatërron tërësisht Skënderbeun, i cili duke vazhduar të blindojë fundin e renditjes, shpresa e shpëtimit sa vijnë dhe pakësohen.
e 63 pikë, Tirana është me një dorë te titulli kampion, duke dominuar kundërshtarin. Sfida është hapur nga Xhixha në minutën e 37, ndërsa Totre, Nikqi dhe Seferi kanë vendosur duelin. Nga ana tjetër, Skënderbeu vijon të qëndrojë në fundin e klasifikimit.