Sunday, November 24, 2024

Shqipëri-Angli në rrezik, policia nuk merr përsipër marrjen e masave, para, gjatë dhe pas ndeshjes

Lexo

Ndeshja e shumë pritur Shqipëri-Angli e planifikuar të luhet në datë 28 Mars 2021, ora 18:00 “Air Albania Stadium” për eleminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022” është në rrezik për të mos u zhvilluar. Shkak për një gjë të tillë është shqetësimi që paraqet policia e shtetit në lidhje me problematiken që paraqitet në mjediset e jashtë të stadiumit. Lidhur me këtë problem, institucioni i Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me një deklaratë shtypi.

Deklaratë për shtyp

“Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një shkresë, me numër protokolli 2877, e datës 23.03.2021, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me firmën e Drejtuesit të Parë, Rebani Jaupi, e cila thekson se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, në datë 28 Mars 2021, ora 18:00.

Gjendur përballë situatës ku autoritetet shtetërore nuk kanë reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, të datës 17.03.2021, me numër protokolli 538, drejtuar Znj. Dallëndyshe Bici, Drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Z. Mariglen Qato, Drejtues i Inspektoriatit Urbanistik Vendor Bashkisë Tiranë, për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”, kërkojmë reagim urgjent të këtyre strukturave.

Anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img