Thursday, April 25, 2024

(Konferenca) Prag Andorra/ Kapiteni i kuqezi Berisha: Ndeshje e rëndësishme për ne, e njohim kundërshtarin dhe do ta kalojmë me sukses

Lexo

Për kapitenin e kombëtares shqiptare Etrit Berisha, ndeshja e sotme Andorra-Shqipëri është mjaft e rëndësishme për kampin kuqezi. Në konferencën për shtyp gardiani kuqezi që po kalon një formë të mirë sportive në futbollin Italian tha se në analizat me trajnerin Reja janë vënë në dukje gabimet e ndeshjes së mëparshme në mënyrë që të mos përsëriten më. Sipas tij, morali dhe optimizmi në skuadër është patjetër për një fitore tre pikëshe në sfidën e sotme për të hapur rrugën e një ecurie pozitive në vazhdim të ballafaqimeve të tjera për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

“Kemi bërë një detyrë të mirë në kualifikimet e kaluara dhe duhet të nisemi nga ai moment. Në ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mirë, duke marrë fitore. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Pastaj, jemi në ndeshjen e nesërme, që duhet të përgatitemi jashtëzakonisht mirë dhe nuk duhet të lejohet asnjë lloj surprize.

Trajneri na ka treguar ato gabimet që i kemi bërë në atë ndeshje. Nuk kemi qenë të përqëndruar në atë ndeshje, duke bërë gabime që kanë qenë edhe të evitueshme dhe duke futur edhe veten në vështirësi. Kjo nuk na lejohet nesër, pasi është ndeshja e parë dhe duhet të kemi përqëndrim maksimal. Kjo ndeshje na jep motivim dhe qetësi për të përballuar ndeshjet e ardhshme.

Morali do të jetë më i lartë, duke marrë parasysh se do të luajmë me ekipe edhe më të mira dhe përgjegjësia do të jetë më e madhe. Kemi cilësi në ekip, duhet të rritemi, duhet të përmirësojmë ende disa gjëra. Vullneti është shumë i madh dhe do mundohemi të bëjmë surpriza për të mirë, siç kemi bërë shumë herë.

Është një ndeshje e rëndësishme për ne, e njohim kundërshtarin, duke pasur parasysh se kemi luajtur edhe në kualifikueset e kaluara. Por kjo do jetë ndeshje tjetër” – tha kapiteni Berisha.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img