Saturday, October 12, 2024

Lajm i mirë, Policia e Shtetit sqaron situatën me FSHF-në dhe merr përsipër garantimin e ndeshjes, Shqipëri-Angli

Lexo

Çështja e zhvillimit apo jo të ndeshjes eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, Shqipëri-Angli e planifikuar për datën 28 mars në stadiumin “Arena Kombëtare” të Tiranës ka marrë një vemendje shumë të madhe në opinionin publik. Fillimisht diskutimi ishte për pjesëmarrjën e një përqindje deri në 30 % të tifozëve në stadium, kërkesë që FSHF ia adresoi organeve kompetente të qeverisë shqiptare. Më pas, ishte policia e shtetit e cila duke konstatuar mangësi të kushteve organizative, kryesisht në mjedisin e jashtëm të stadiumit çoroditi opinionin sportiv me një shkresë që i dërgoi zyrtarisht FSHF-së ku nënvizonte problemet e konstatuara që cënon sigurinë. Shkresë e cila duke u shpërndarë në public u komentua si një rrezik serioz për zhvillimin e kësaj ndeshje, çka në të vertertë tronditi jo pak mjedisin sportiv kuqezi .

Por, nuk ka zgjatur shumë dhe ka qënë vetë policia e shtetit, e cila ka nxituar të dalë me një deklaratë zyrtare ku duke akuzuar FSHF-në për ngutjen e saj në të bërit publik të lajmit në lidhje me rrezikimin e zhvillimit të ndeshjes, garanton në marrjen e masave përkatëse për zhvillimin me normalitet të ndeshjes, Shqipëri-Angli.

Deklarata e Policisë së Shtetit               

Reagim i Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë e deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Anglisë.

Në datën 25 shkurt, në ambientet e Policisë së Shtetit, me përfaqësues të FSHF, zotin Lysien Nurishmi, është zhvilluar një takim para-përgatitor ndërmjet përfaqësueseve të FSHF-së dhe drejtuesve kryesorë të strukturave të Policisë së Shtetit. Aty u ra dakord për marrjen e masave për zhvillimin normal të këtij aktiviteti, sa i përket rendit dhe sigurisë, si dhe të gjitha detyrimet për eskortimet dhe garantimin e sigurisë së lojtarëve të ekipit mik.

Në datë 3 mars, Federata Shqiptare e Futbollit i është drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me shkresë, ku ka kërkuar marrjen e masave për garantimin e sigurisë së ndeshjes ndërkombëtare të futbollit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi ka bërë rigonicionin e perimetrit të jashtëm të sigurisë të stadiumit, nisur edhe nga shqetësimi i bërë publik nga vetë FSHF, se rreth stadiumit dhe në hyrjet kryesore janë të vendosura subjekte biznesi në fusha të ndryshme, konstatoi se kishte burim rreziku për mbarëvajtjen e ndeshjes. Në këtë kuadër i ka kërkuar FSHF-së bashkëpunimin për sigurinë e aktivitetit, kjo edhe përmes komunikimit shkresor.

Në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar planin e masave duke përcaktuar detyra konkrete për të gjitha strukturat e Policisë që do të jenë të angazhuara. Gjatë kohës së qëndrimit në vendin tonë të ekipit mik, do të angazhohen strukturat e DVP Tiranë dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Duke shprehur keqardhje për reagimin e nxituar në media të FSHF-së, në kundërshtim të hapur me frymën e bashkëpunimit mes dy institucioneve, rikujtojmë se komunikimin FSHF si për çdo ndeshje ndërkombëtare e ka mbajtur me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe jo me DVP Tiranë.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Angli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img