Thursday, March 28, 2024

SHQIPËRI -ANGLI ORA 18:00 NË RTSH 1… Një transmetim special nga RTSH Sport

Lexo

Transmetuesi publik krijon gjithë mundësitë që kjo ndeshje të ndiqet në ekran, në web, në aplikacionin RTSH Tani dhe në Radio Tirana

 

Sot, Shqipëria pret Anglinë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kuqezinjtë që drejtohen nga Reja përballen me skuadrën më të fortë të Grupit I në orën 18.00 dhe gjithçka vjen në RTSH 1 HD. Transmetimi nga stadiumI kombëtar nis që në orën 17.00 me emisioninm e dedikuar “Ëndërr Kuq e Zi”.

Në një studio të improvizuar në shkallët e stadiumit, ekipi i RTSH Sport sjell pranë shikuesve që nuk mund të jenë në stadium, gjithçka që ndodh në kampin kuq e zi dhe atë që duhet të dimë nga ekipi kundërshtar. Në drejtimin e Hygerta Sakos, dhe me praninë e Shëlqim Muçës e Pano Xhixhos në komentin e Kristo Thoma dhe Florian Rizës dhe me lidhjet nga fusha të Alban Hasanit, shikuesit e RTSH do të kenë gjithçka në ekranin e vogël në një sfidë ku të gjithë shpresojmë surprizën.

Angli – Shqipëri nis në orën 18.00 dhe RTSH ka krijuar të gjitha mundësitë që kjo përballje të mos mungojë në asnjë dritare komunikimi. Në Radio Tirana, në satelit, në aplikacionin RTSH Tani që shkarkohet falas si në Android  ashtu edhe në IOS, por ndeshja mund të ndiqet LIVE edhe në web, në rtsh.al.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img