Shqipëri-Çeki, ndeshja që pritet të nisë pas pak, e vlefshme për Ligën e Kombeve, po pritet me shumë interes nga një tifozëri e zjarrtë, e cila ka mbushur tërësisht shkallët e stadiumit “Air Albania”. Kuqezinjtë synojnë me çdo kusht fitoren, e cila do i afronte më shumë me objektivin që është vendi i parë në grup. Përveç kësaj, Shqipëria kërkon edhe një lloj “hakmarrje”, për atë humbje 2-0 në ndeshjen e parë në Pragë. Sfida e sotme është e pesta mes dy kombëtareve, me Shqipërinë që numëron një fitore, kundrejt dy humbjeve dhe një barazimi.
Ndërkohë, trajnerët kundërshtarë, tashmë kanë zyrtarizuar edhe formacionet e skuadrave të tyre.
SHQIPËRIA: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Laçi, Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Tuci.
ÇEKIA: Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Sulc, Chery.