Shqipëria pret Ishujt Faroe në “Air Albania”, në orën 20:45. Bileta është prerë për Gjermani por kuqezinjtë luajnë për të siguruar vendin e parë në grup teksa i duhet vetëm 1 pikë.
Trajneri Sylvinho paralajmëroi rotacione në këtë sfidë dhe stoli i garanton atij një ekip të denjë për të performuar në nivel të lartë. Nga porta në mbrojtje, mesfushë e sulm, pankina ofron alternativa cilësore.
Në portë Etrit Berisha i lë vendin Strakoshës. Në mbrojtje Sylvinho do të luajë Balliun, ndërsa Mitaj, Gjimshiti dhe Ismajli “projektohet” titullarë përsëri.
Në mesfushë, Asllani duket i paprekshëm, krah mesfushorit të Interit do të jetë Keidi Bare.
Në 11-shen titullare rikthehet Myrto Uzuni i cili do të vendoset në krahun e majtë të sulmit. Titullar Bajrami do të vendoset pas Dakut, me këtë të fundit që zë vendin e Sokol Cikalleshit. Ndëra në krahun e djathtë të sulmit, Sylvinho i beson përsëri Jasir Asanit dhe të majtës së tij vrastare.