Wednesday, May 15, 2024

Shqipëri-Ishujt Faroe/ Stoli ofron alternativa cilësore për këtë ndeshje, Sylvinho ndan mendjen për titullarët

Lexo

Shqipëria pret Ishujt Faroe në “Air Albania”, në orën 20:45. Bileta është prerë për Gjermani por kuqezinjtë luajnë për të siguruar vendin e parë në grup teksa i duhet vetëm 1 pikë.

Trajneri Sylvinho paralajmëroi rotacione në këtë sfidë dhe stoli i garanton atij një ekip të denjë për të performuar në nivel të lartë. Nga porta në mbrojtje, mesfushë e sulm, pankina ofron alternativa cilësore.

Në portë  Etrit Berisha i lë vendin Strakoshës. Në mbrojtje  Sylvinho do të luajë Balliun, ndërsa Mitaj, Gjimshiti dhe Ismajli “projektohet” titullarë përsëri.

Në mesfushë, Asllani duket i paprekshëm, krah mesfushorit të Interit do të jetë Keidi Bare.

Në 11-shen titullare rikthehet Myrto Uzuni i cili do të vendoset në krahun e majtë të sulmit. Titullar Bajrami do të vendoset pas Dakut, me këtë të fundit që zë vendin e Sokol Cikalleshit. Ndëra në krahun e djathtë të sulmit, Sylvinho i beson përsëri Jasir Asanit dhe të majtës së tij vrastare.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img