Sunday, October 13, 2024

(Video) Vllaznia U-21 nuk ndalet. Fitorja e tretë radhazi. Sot mundi Vorën U21 me dopietën e Mirsad Zahit për javën e tetë të Supërligës

Lexo

Vllaznia U-21 nuk din të ndalet. Ndonëse, fillimet e këtij sezoni i pati me katër barazime radhazi dhe një humbje, nuk vonuan të vijnë edhe fitoret. Kjo e sotmja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës ndaj ekipit të Vorës ishte e treta radhazi për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi.

90-të minutat e ballafaqimit të sotëm, takim ky i vleëfshëm për javën e tetë të Superligës U21 kanë përfunduar me rezultatin 2 me 0 në favor të ekipit kuqeblu.

Për tre pikëshin e skuadrës shkodrane ka menduar Mirsa Zahi, i cili shënoi dy herë në portën mike. Përgjithësisht, Vllaznia e ka dominuar takimin, sidomos në pjesën e parë, e cila u mbyll 1 me 0 për kuqeblutë.

Edhe në pjesën e dytë Vllaznia, vijon të luajë më mirë duke krijuar disa raste shënimi por të shpërdoruara përpara portës vorake. Ndërkohë, në 20 minutat e fundit të ndeshjes, janë futbollistët miq, të cilët kanë disa raste të pastra për shënim duke vënë nën presion vendasit. Megjithatë, nuk do të vonojë dhe vjen goli i dytë i Vllaznisë, goli i sigurisë, që përsëri ka për autor Zahin, i cili vulos fitoren e merituar të kuqebluve me rezultatin 2 me 0.

Me këtë fitore të sotme ndaj Vorës, e treta radhazi pas asaj të fituar me Teutën në transfertë dhe Korabin në shtëpi, Vllaznia U-21, mbërrin në kuotën e 13 pikëve, vetëm katër pikë larg Bylisit krysesues me 17 pikë, tre ndaj Partizanit të vendit të dytë, si dy më pak sesa Vora dhe Apolonia.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia U21-Vora U21. Fitore e Vllaznisë 2-0. Java e tetë e Superligës U21.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img