Saturday, November 23, 2024

Shqipëri-Kli 0-3. Trajneri Silvinjo: Tre gola ishin shumë, nuk jam i kënaqur për ritmin, na duhet rritëm për të shkuar në Europian me mënyrën e duhur

Lexo

Prononcimi i trajnerit Silvinjo, pas ndeshjes, Shqipëri-Kili, 0-3

“Futbolli kështu është edhe fitohet edhe humbet. Ne kemi fituar me Çekinë 3-0, sot u mërzita shumë për golat e dytë dhe të tretë që erdhën në minutat e fundit.

Ata e dinë që këto nuk i konsideroj miqësore dhe luajmë kundër dy skuadrave të forta. Kili dhe Suedi janë të dyja të forta me lojtarë që janë mësuar të luajnë në Botëror dhe Europiani. 3 gola ishin tepër, duhet të përmirësohemi, sepse kemi një kompeticion shumë të rëndësishëm përpara.

Në 25 minuta nuk bëmë aspak mirë, na mungoi intesiteti. Duhet të luajmë 90 minuta me të njëjtën intesitet dhe nuk duhet ta humbasim atë karakteristikë.

Do ta shikojmë ndeshjen me qetësi nesër. Goli ishte për të anuluar në qoftë se do të ishte VAR-i, kishte prekje me dorë. 0-3 ishte shumë, nuk jam i kënaqur për ritmin, na duhet rritëm për të shkuar në Europian me mënyrën e duhur”, u shpreh Silvinjo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img