Shqipëri U19-Mali i Zi U19 2-3
Formacioni i Shqipërisë: Endri Dema, Daniel Hysaj, Romeu Abazaj, Bilario Azizi, Renaldo Torraj, Artyon Ramaj, Rrok Toma, Kevin Shkurti, Krenaj Skënderaj, Khalil Taleb, Gjergji Kote
Kuqezinjtë 19 vjeçarë të drejtuar nga trajneri shkodran, Armando Cungu fituan miqësoren e parë të luajtur dy ditë më parë në Podgoricë me rezultatin 1-2, por malazezët janë kundrapërgjigjur duke fituar sot në miqësoren e dytë të kthimit të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 2-3.
Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Endri Dema, Daniel Hysaj, Romeu Abazaj, Bilario Azizi, Renaldo Torraj, Artyon Ramaj, Rrok Toma, Kevin Shkurti, Krenaj Skënderaj, Khalil Taleb, Gjergji Kote.
Ashtu si edhe në ndeshjen e parë golat për kuqezinjtë erdhën nga këmbët e Kevin Shkurtit dhe Rrok Tomës. Shkurti realizoi me penallti në minutën e 62-të, ndërsa Toma shënoi golin e dytë të sfidës në minutën e 80-të, por që nuk ndikoi ne rezultatin përfundimtar me Malin e Zi U-19 që fitoi 3-2. Në pjesën e dytë tekniku Armando Cungu aktivizoi edhe lojtarët që kishte në dispozicion, duke bërë shumë ndryshime në formacion.
Ndeshja e parë miqësore e luajtur në Podgoricë u fitua nga Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Cungu me rezultatin 2-1. Duhet thën se këto dy teste ishin mjaft të vlefshme për Kombëtaren U-19 për të parë gjendjen e lojtarëve më të spikatur të kësaj grup-moshe.