Friday, March 29, 2024

Krymi firmos nesër paradite në Bjellorusi. Vllaznia me pushime, por ka lëvizje për merkaton, afrime, por ka edhe largime titullarësh

Lexo

Java e parë e qershorit është e tëra në dispozicion të pushimeve aktive për skuadrën kuqeblu. Menjëherë sapo kanë bërë të tyren, Kupën e Shqipërisë, thuajse i gjithë kontigjenti i Vllaznisë, futbollistë, trajnerë dhe drejtues kanë filluar pushimet, ku pjesa më e madhe e tyre gjenden jashtë kufijve të Shqipërisë. Megjithatë, paralelisht me pushimet, në kampin kuqeblu edhe punohet.

Fjala është për merkaton, e cila në fakt, për momentin është gjëja më kryesore dhe e rëndësishme për drejtuesit kuqeblu. Fitimi i Kupës së Shqipërisë, dhe konfirmimi për të luajtur në turin e dytë të UEFA Europa Conference League, ndeshjet e të cilit do të luhen në muajin korrik, i ka vënë drejtuesit përpara përgjegjësisë për të zyrtarizuar sa më shpejt skuadrën e re të sezonit të ardhshëm futbollistik. Dhe, një gjë e tillë nuk do të jetë shumë e lehtë, aq më tepër kur dihet se një pjesë e mirë e titullarëve, që prej datë 1 qershor u ka skaduar kontrata me Vllazninë.

Ajo që dihet tashmë, dhe që është krejt e sigurtë ka të bëjë me largimin e Ardit Krymit. Mesfushori shkatërrues, i cili ka marrë vlerësime shumë pozitive për përformancën e tij në fushën e lojës ka pasur prej kohësh një dakortësi për transferimin në kampionatin Bjellorus.

Madje, nga sa bëhet e ditur, mesditën e së martës, Krymi ka fluturuar drejt Bjellorusisë, dhe me të gjitha gjasat, paraditen e së mërkurës, pasi të ketë përfunduar edhe vizitat mjekësore, do të firmosë zyrtarisht me skuadrën e re bjelloruse.

Por, përpos Krymit, me kontrata të përfunduara janë edhe kapiteni Erdenis Gurishta, portjeri Bojan Zogoviç, mbrojtësit Ersin Hakaj dhe Mevlan Adili, mesfushori Fjoart Jonuzi, sulmuesit Viktor Da Silva dhe Liridon Latifi, si dhe ndonjë futbollist tjetër, duke përfshirë këtu edhe drejtorin sportiv Matko Djarmati. Nga sa bëhet e ditur, me një pjesë të mirë të këtyre emrave, drejtuesit kanë arritur të kenë biseda të afërta duke i ofruar rinovimin e kontratave dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit me kuqeblutë.

Ndonëse, në drejtim të tyre ka pasur oferta konkrete për skuadra, brenda dhe jashtë vendit, java e ardhshme pritet të ketë vendime zyrtare për rinovimin e tyre me uniformën kuqeblu. Por, përpos rinovimeve, lëvizje konkrete ka pasur edhe për afrimin e emrave të rinjë në merkato.

Edhe në këtë aspekt, emrat nuk kanë munguar të qarkullojnë në opinion sportiv, ku më së shumtmi janë futbollistë që janë lënë të lirë nga Kukësi dhe Partizani, apo edhe emra të tjerë me peshë të kampionatit shqiptar, që preferohen nga drejtuesit kuqeblu, pa lënë mënjënaë kurrësesi edhe pistën e huaj, ku ajo malazeze është në prioritet.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img